Mentor Kikia: Rama dhe Basha nuk duhet të lejojnë agravimin e situatës në Elbasan

Shqipëria

Mentor Kikia: Rama dhe Basha nuk duhet të lejojnë agravimin e situatës në Elbasan

Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:11
Mentor Kikia

Kryeredaktori i Euronews Albania, Mentor Kikia, bëri një analizë në lidhje me incidentet e ditëve të fundit në prag zgjedhjesh, me fokus përplasjen e sotme me armë zjarri në Elbasan, ku u la një i vrarë dhe tre të plagosur.

Z. Kikia tha për liderët politikë që duhet ta menaxhojnë mirë këtë situatë, duke mos lënë që mbështetësit e tyre që ta agravojnë më tej situatën në Elbasan.

“Elbasani vazhdon të jetë një pike shumë e nxehtë dhe shpresoj që krerët politikë të dinë ta menaxhojnë shumë mire këtë situate që të mos lënë kokat e nxehta mbështetësve të tyre për të agravuar më tej këtë përplasje”, u shpreh Mentor Kikia, duke shtuar se liderët politikë kanë gjithçka në dorë tensioni që prodhohet me simpatizantëve nuk vjen nga poshtë lart po nga lart poshtë, ata tejçojnë si agresivitetin si paqen.

Mentor Kikia tha se ngjarja ishte disi e paralajmëruar për shkak se në Elbasan ka pasur edhe një incident të mëparshëm kur dy liderët e partive kryesore në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha shkuan në qytetin e Elbasanit në të njëjtën ditë, në kuadër të fushatës zgjedhore. Gjithashtu, apelet e ndërkombëtarëve për zgjedhje të qeta pikërisht nga qyteti i Elbasanit, tregojnë për një zonë që përbënte rrezik për incidente.

“Ishte një ngjarje e paralajmëruar si pasojë e një përqendrimi të apelit të ndërkombëtarëve, duke filluar përfaqësuesit diplomatikë të vendeve më të rëndësishme në Shqipëri, e shndërruan Elbasanin në një destinacion prej nga lëshoheshin apele për një fushatë pa përplasje. Apelet e ndërkombëtarëve mbërritën pikërisht pas një incidenti që ndodhi në Elbasan ditën kur qytetin e vizituan njëkohësisht edhe Edi Rama edhe Lulzim Basha”, u shpreh z. Kikia.

Për përplasjen e sotme, kryeredaktori i Euronews Albania dhe se ka sfond të qartë elektoral, gjë që mund të trazojë më tepër ujërat e fushatës elektorale në këto pak ditë që kanë mbetur.

“U shënua edhe një përplasje e dhunshme, pjesë e të cilës ishte edhe personi që u ekzekutua sot, Pjerin Xhuvani. Është ngjarje me sfond të pastër elektoral dhe kjo mund ta rrisë më tepër temperaturën e fushatës në këto dy ditë të mbetura, deri të shtunën ku fillon heshtja elektorale. Kjo është një shenjë jo e mirë  për ditën e diel që supozohet të jetë një ditë e qetë”, u shpreh Mentor Kikia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat