5 vdekje dhe 138 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Shqipëria

5 vdekje dhe 138 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:22
Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë kryer 2584 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.

Po ashtu, janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19:

2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 56 – 83 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

35 raste në Tiranë, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Devoll, Skrapar, 4 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Pogradec, Malësi e Madhe, 3 raste në Korçë, Lezhë, Vlorë, Pukë, Mirditë, Berat, Kamëz, Sarandë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Vau Dejës, Divjakë, Belsh, Gramsh, Këlcyrë, Konispol, 1 rast në Kuçovë, Vorë, Dropull.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (21 Prill 2021)

Raste të reja ditore        138

Të shëruar në 24 orë      465

Të shtruar në spitale      160

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                2584

Testime totale           615,147

Raste pozitive             129,980

Raste të shëruara        103,066

Raste Aktive                 24,556

Humbje jete                   2,358

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   18113

Fier        2090

Durrës                  966

Shkodër         830

Gjirokastër    794

Korçë    631

Vlorë     389

Dibër     311

Kukës     264

Elbasan   93

Berat       60

Lezhë       15

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat