Plumbat në Vlorë, PD: Lokali që u zbraz kallashi është baza jonë, ka prapavijë politike

Shqipëria

Plumbat në Vlorë, PD: Lokali që u zbraz kallashi është baza jonë, ka prapavijë politike

Më: 21 prill 2021 Në ora: 21:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejt një lokali në Poro të Vlorës mbrëmjen e sotme u qëllua me breshëri kallashnikovi, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Lokali që ishte shënjestër është në pronësi të Gjergj Nasit.

Dega e PD-së në Vlorë pretendon se në këtë lokal zhvillohen të gjitha takimet e opozitës dhe ngjarja mund të ketë prapavijë politike. Nënkryetari i PD-së Vlorë Lorenc Danaj tha se Nasi është pjesë e Partisë Demokratike dhe kjo mund të jetë arsyeja e sulmit.

“Pasditen e sotme qytetarë na kanë informuar që është goditur me armë një ambient shërbimi lokal, ky shtetas është anëtar i strukturës së PD-së për këtë arsye të zbardhet në mënyrë të menjëhershme kjo ngjarje e sotme që ka tronditur komunitetin.

Në emër të PD-së bëjmë thirrje të zbardhjet kjo ngjarje. Ne nuk e kemi takuar pronarin e lokalit, ai është duke u marrë në pyetje. Në lokal ishin disa persona kur u bënë goditjet, që shpëtuan për arsye të fatit dhe jo autorit.

Ky ambient është bazë e strukturës sonë ku kemi zhvilluar edhe mbledhje të mëparshme. Kjo goditje mund të ketë edhe prapavijë politike. Ne ua lëmë në dorë institucioneve. Ne duam zbardhjen e ngjarjes” deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat