Tensionet para zgjedhjeve, Spiropali: Durim edhe pak ditë, Shqipëria e të ardhmes do fitojë

Shqipëria

Tensionet para zgjedhjeve, Spiropali: Durim edhe pak ditë, Shqipëria e të ardhmes do fitojë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 00:46
Elisa Spiropali

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar tensionet pak ditë para zgjedhjeve që sollën një viktimë sot në Elbasan.

Spiropali akuzon kundërshtarët politikë, se u janë errur sytë aq shumë sa janë të pashpresë dhe të tërbuar për të rrëmbyer pushtetin.

“U janë errur sytë dhe u është mpirë truri nga humbja e sigurtë. Janë aq të pashpresë, aq të tërbuar, aq të panikosur, sa për ta rrëmbyer pushtetin nuk ndalen para asnjë krimi. Janë gati të organizojnë paramilitarë, të vrasin, të justifikojnë vrasjen, të mbajnë fjalime mbi trupin e viktimave.

Nuk e kanë idenë e fitores me votë. Njohin vetëm kërcënimin, vetëm dhunën, vetëm krimin. Ngushëllime familjes së viktimës! Shërim të shpejtë të plagosurve! Durim dhe qetësi edhe pak ditë. Shqipëria e të ardhmes do fitojë!”, shkruan Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat