Tre ditë nga zgjedhjet/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, ja njoftimi i KQZ-së

Shqipëria

Tre ditë nga zgjedhjet/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, ja njoftimi i KQZ-së

Më: 22 prill 2021 Në ora: 10:24
Drilona Hoxha

Ka nisur sot shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha bëri me dije në një prononcim për mediat se është bërë gati baza materiale dhe shpërndarja e kamerave në çdo KZAZ.

Sot do të shpërndahet baza materiale për qarqet Kukës dhe Vlorë, Fier, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Dibër ndërsa nesër do të vijojë me Tiranën, Elbasanin, Durrësin e Lezhën.

Materialet zgjedhore janë ngarkuar me kamionët e ushtrisë dhe janë shpërndarë në mbi 5100 qendra votimi në Shqipëri.

Fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene. Ka edhe fletë votimi të veçanta, për persona me aftësi të veçantë.

Sjellim në vëmendje që na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen ditën e dielë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat