“Ende ka njolla gjaku”/ Gazetarja tregon si është situata në Elbasan një ditë pas ngjarjes së rëndë

Shqipëria

“Ende ka njolla gjaku”/ Gazetarja tregon si është situata në Elbasan një ditë pas ngjarjes së rëndë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 10:42
Bruna Kërçyku

Një ditë më parë qyteti i Elbasanit u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe 4 persona të tjerë u plagosën.

Në një lidhje direkte për “Breaking” në Top News, gazetarja Bruna Kërçyku tregoi si është situata sot në këtë qytet.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se në makinën e personave që mbetën të plagosur nuk janë gjetur para, por vetëm postera.

“Ka ende shenja gjaku dhe makina të rënda të Policisë së Shtetit që vazhdojnë lëvizin në këtë zonë. Është një situatë e rëndë. Një ngjarje e rëndë në mes të ditës në qytetin e Elbasanit, duke shokuar njerëzit e pranishëm.

Nuk ka të ndaluar deri tani, përveç Arbër Paplekajt. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 18 gëzhoja plumbash të dy armëve të ndryshme. Është sekuestruar arma e Paplekës”, tha gazetarja.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë në Elbasan pasi është qëlluar me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Paplekaj ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota. 

Paplekaj ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota. 

Policia e Shtetit bën me dije se gjatë një konflikti ka humbur jetën Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur katër persona mes tyre një punonjëse policie e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të shuar krimin. Të plagosurit janë Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku  32 vjeç dhe efektivja  Xhensila Sota  27 vjeçe (punonjëse e policisë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat