Tri ditë para zgjedhjeve/ Ambasadorët e huaj në Shqipëri video-mesazh qytetarëve

Shqipëria

Tri ditë para zgjedhjeve/ Ambasadorët e huaj në Shqipëri video-mesazh qytetarëve

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:58
Ambasadorët e huaj në Shqipëri

Ambasadorët e huaj të akredituar në vendin tonë kanë dalë me një video mesazh të përbashkët tre ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të mos e shesin votën.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale nga ambasada Suedeze në Tiranë, ambasadorët bëjnë thirrje që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i vlerësuar si ngjarja më e rëndësishme për demokracinë.

“Së shpejti kemi zgjedhje në Shqipëri. Për demokracinë janë ngjarja më të rëndësishme. Vota jote është e jotja. Nuk është dhuratë. Ndaj mos e fal atë. Demokracia është e paçmueshme”, thuhet në videomesazh e ambasadorëve.

Siç shihet edhe nga imazhet ambasadorët e huaj kanë bërë video-mesazhin nga mjediset e jashtme të Muzeut Kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat