Plagosi 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha”, Gjykata vendos masën 'arrest në burg' për Rudolf Nikolli

Shqipëria

Plagosi 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha”, Gjykata vendos masën 'arrest në burg' për Rudolf Nikolli

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:02
Rudolf Nikolli

Prokuroria ka caktuar masën e sigurisë 'Arrest me burg" për Rudolf Nikolli, i cili plagosi pesë persona mesditën e 19 prillit në xhaminë “Dine Hoxha”.

Burime bëjnë me dije se ai akuzohet për kryerje të akteve terroriste. Ngjarja për të cilën akuzohet ëashtë fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.

I arrestuari ka pranuar ngjarjen, sakaq gjatë dëshmisë që ka bërë është shprehur se ka shumë kohë që disa mysliman e përndjekin në shtëpinë ku jeton. Rezulton se Nikolli ka marrë mjekim në spital psikiatrik dhe për këtë do të kryhet ekspertiza psiqike. Mësohet se ka qenë pacient në spitalin psikiatrik dhe ka marrë mjekim.

Avokati Isuf Shehu ka thënë se i arrestuari ka çrregullime psiqike dhe për këtë nuk duhet të lihet në burg.

"Ka çrregullime psiqike dhe kjo është përcaktuar edhe nga mjektë.  Vendosja e një mase të tille do ketë pasoja pasi ka nevojë për trajtim. Kërkojmë një masë me afat me të shkurtër ose shtrimin në një institucion mjekësorë"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat