PS mbyll fushatën për Tiranën, Rama mesazh patronazhistëve

Shqipëria

PS mbyll fushatën për Tiranën, Rama mesazh patronazhistëve

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:39
Edi Rama

Partia Socialiste do të zhvillojë fushatën elektorale përmbyllëse për qytetin e Tiranës këtë të enjte, datë 22 prill në Sheshin Skënderbej.

“Shihemi sonte, në orën 6, tek sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë dhe jo shi, po gurë të bien nga qielli, t’i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Teksa ka publikuar një video në postimin e tij, Rama thumbon me fjalën “patronazhistë” ndërsa bën thirrje që qytetarët të mos kenë “asnjë frikë, asnjë ngurrim prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen, ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët kur e bekoi këtë vend të vogël me dy dete, plot lumenj e liqene, maja me dëborë e fusha me diell gjatë krejt vitit”.

POSTIMI I PLOTE

12

Faleminderit patronazhistëve tanë dhe forca, derë më derë, çdo trokitje e juaja për 12-ën e pavarësisë, 12-ën e lindjes së Partisë Socialiste, 12-ën e yjeve të flamurit të Europës, 12-ën e aritmetikës korrekte (4×3=12?) është një trokitje në derën e të ardhmes?

Asnjë frikë, asnjë ngurrim, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen, ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët kur e bekoi këtë vend të vogël me dy dete, plot lumenj e liqene, maja me dëborë e fusha me diell gjatë krejt vitit?

Përpara me të gjithë forcën e dashurisë për gjyshet e gjyshërit, prindërit e fëmijët dhe për këtë vend ku duhet të lemë gjurmën e krenarisë sonë për emrin shqiptar??

Shihemi sonte, në orën 6, tek sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë dhe jo shi, po gurë të bien nga qielli, t’i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat