Përplasi qëllimisht për vdekje ish-kunatin, merret i pandehur autori! Ja akuza që 32-vjeçari rrezikon 35 vite burg

Shqipëria

Përplasi qëllimisht për vdekje ish-kunatin, merret i pandehur autori! Ja akuza që 32-vjeçari rrezikon 35 vite burg

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Një divorc i ndodhur mes një çifti është bërë shkak i vrasjes së Ylli Menës, të riut me origjinë nga Puka me banim në fshatin Barbullojë të Lezhës, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2019 në Ishull-Lezhë.

Prokuroria ka mbyllur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe ka dërguar për gjykim dosjen me 1 person të pandehur. Ai është shtetasi Albert Kaça 32-vjeç, i cili rezulton të jetë ish-kunati i viktimës Ylli Mena. Ndaj 32-vjeçarit nga Mamurrasi është ngritur akuza e “Vrasjes së kryer brenda rrethit familjar”, vepër kjo që parashikon një dënim nga 35 vite burgim, deri në burgim të përjetshëm.

Sipas dosjes hetimore është provuar se Ylli Mena është përplasur me automjet për vdekje me dashje nga ish-kunati i tij, pasi ata kishin pasur konflikte mes njëri-tjetrit dhe gjatë viti 2019 marrëdhënia mes tyre ishte përkeqësuar edhe më shumë, kjo për faktin se viktima kishte vendosur ta divorconte motrën e autorit të ngjarjes.

27-vjeçari Ylli Mena u përplas nga një automjet, teksa po lëvizte me biçikletë në Ishull-Lezhë. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në Tiranë. Fillimisht, u raportua për aksident, por më pas gjithçka u zbardh dhe rezultoi se aksidenti kishte qenë i qëllimshëm.

Autori u largua nga vendi i ngjarjes, por Policia arriti ta identifikojë dhe ta arrestojë pak muaj më vonë. Viktima Ylli Mena dhe autori i aksidentit të qëllimshëm, Albert Kaça, ishin në ishin në konflikt me njëri-tjetrin dhe shkak ishte bërë prishja e krushqisë mes tyre. Viktima ishte martuar me motrën e autorit, por prej disa muajsh ishte ndarë, duke sjellë edhe konflikt mes palëve.

32- vjeçari Ylli Mena ka qenë duke lëvizur me biçikletë në Ishull-Lezhë, kur u përplas nga një automjet, i cili u largua nga vendi i ngjarjes. Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm, të cilët e kanë marrë 32- vjeçarin dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital. Por për shkak të plagëve të marra, i riu nuk mundi të mbijetojë dhe gjeti vdekjen disa ore pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ishte dërguar për mjekim më të specializuar. Fillimisht u raportua për një aksident, por pas veprimeve hetimore brenda 24 orëve, Policia arriti të zbardhë ngjarjen e të identifikojë autorin, i cili e përplasi qëllimisht për vdekje ish-kunatin e tij, Ylli Mena, pasi ky i fundit i kishte divorcuar motrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat