Dhjetëra persona e bllokuan, momenti kur ndjehet keq brenda në makinë, demokrati i jep ujë

Shqipëria

Dhjetëra persona e bllokuan, momenti kur ndjehet keq brenda në makinë, demokrati i jep ujë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një makinë është bllokuar nga mbështetësit e Partisë Demokratike në Dibër, ku janë gjetur para. Rasti u denoncua fillimisht nga kandidati demokrat Luan Haka.

Mbështetësit kanë bllokuar mjetin në të cilin ndodheshin dy të rinj, pasi ishin  sinjalizuar se këta të fundit po shpërndanin para në zonën e Maqellarës në këmbim të votës.

Një prej personat e bllokuar brenda makinës nga simpatizantët e Partisë Demokratike në Maqellarë, është ndjerë keq.

Ai është nxjerrë nga makina dhe të pranishmit i kanë ofruar një shishe me ujë për të pirë dhe më pas i riu është marrë për krahu nga një efektiv policie.

Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësor, ndërsa makina vijon ende të jetë e bllokuar nga mbështetësit e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat