Momenti kur sulmohen me thikë besimtarët në xhaminë e Tiranës (Pamje të rënda)

Shqipëria

Momenti kur sulmohen me thikë besimtarët në xhaminë e Tiranës (Pamje të rënda)

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:29
Momenti kur sulmohen me thikë besimtarët në xhaminë e Tiranës

Është publikuar një video nga sulmi në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Siç shihet në këto pamje të siguruara nga Report Tv,  Nikollaj ka hyrë fillimisht me qetësi në xhami, teksa në dorën e djathtë mbante thikën.

Mesa duket një prej besimtarëve e ka kuptuar se diçka nuk shkonte dhe sapo ka parë në derë Nikollajn ka ikur me vrap duke i shpëtuar sulmit me thikë.

Por nuk ka ndodhur kështu me një besimtar tjetër që në ato momente po lexonte librin e shenjtë, i cili është më i lënduari nga ngjarja pasi është goditur 2 herë me thikë dhe Nikollaj është rikthyer sërish, por besimtari u largua me vrap nga xhamia.

I riu nga Burreli ka dalë edhe jashtë xhamisë, ku ka sulmuar edhe 3 besimtarët të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Mesa duket në video, Nikollaj qëllon kush t’i dalë përpara, por ai ka justifikuar veprimin e tij duke thënë se e përndiqnin prej një viti ndërsa theksoi se i njihte me fytyrë të gjithë.

“Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyrë ata që më kanë përndjekur. Shteti duhet ta dijë. Ajo që bëra s’është normale, por më kane përndjekur ata për 1 vit. Në spital kam ndenjur 3 jave, por pasi mora ilaçet dola”, ka thënë Nikollaj në gjyq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat