Basha i rrëmben Ramës rreth 500 socialistë në Durrës

Shqipëria

Basha i rrëmben Ramës rreth 500 socialistë në Durrës

Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:42
Lulzim Basha

Në kohën kur PS dhe Edi Rama po organizonte mitingun në Tiranë me socialistët, rivali i tij politik, Lulzim Basha po zhvillonte në Durrës një takim me rreth 500 socialistë që i janë bashkuar Partisë Demokratike.

“Shumica dërrmuese e socialistëve, njësoj ai shqiptarët e tjerë, kanë parë se si Rama është bërë bashkë me oligarkët për të zhvatur pasuritë e vendit. Mijëra familje kaluan dimrin e sytë në çadër për shkak të babëzisë së një grushti pushtetarësh”, u shpreh Basha duke folur për procesin e rindërtimit e zonës së shkatërruar nga tërmeti.

Më pas ai ka përmendur një video ku doli një audiopërgjim i Artan Lamajt, kreut të Kadastrës që lidhej me legalizimeve, duke shtuar se 110 mijë shtëpi ishin mashtrimet e Edi Ramës.

"Po gënjejnë 110 mijë familje shqiptare dhe pas zgjedhjeve kanë vendosur t'ua prishin shtëpitë", tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat