Vrasja e Xhuvanit, Basha: Nëse policia do kishte vepruar s’do të kishim viktimë

Shqipëria

Vrasja e Xhuvanit, Basha: Nëse policia do kishte vepruar s’do të kishim viktimë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 21:46
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sërish ngjarjen e djeshme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Gjovani dhe katër të tjerë.

Basha thotë se ngjarja nuk mund të veçohet nga konteksti se Elbasani ka qenë nën sundimin e bandave që bëjnë aleancë me Ramën. Kryedemokrati tha se nëse prokuroria dhe polcia do të kishin bërë detyrën e vet nuk do të kishte viktimë në Elbasan.

Për tetë vite me radhë Elbasnai ka qenë  nën sundimin bandave që kanë bërë aleancë me Edi Ramën. Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar dhe do të ishte parandaluar nëse Edi Rama nuk do kishte dështuar tu pjete shqiptarëve shtetin e së drejtës.

Personi i cili dyshohet se është një nga shkrepësit është vetëdorëzuar në polici. Policia nuk ka zbardhur kush ka qëlluar i pari. Bandat janë bërë bashkë me Edi Ramën. Si rezultat kemi këtë ngjarje. nëse policia nuk do të ishte e përulur para bandave dhe nuk do të kishte qëndruar aty pa bërë asgjë…nëse prokuroria, policia do të kishin vepruar nuk do të kishte pasur viktima. Nëse policia do të kishte bërë atë që bëri sot në Dibër nuk do të kishte viktima. Kemi një polici nën presion. Nuk ka asnjë justifikim për krimin e rëndë elektoral. Padiskutim drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Duhet të çlirohen nga presioni politik. Nëse policia do të ishte bërë punën e saj kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur, tha Basha në emisionin Open.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat