Nurellari: Kjo që po bën Kurti me fushatën në Shqipëri nuk ka bërë vaki ndonjëherë

Shqipëria

Nurellari: Kjo që po bën Kurti me fushatën në Shqipëri nuk ka bërë vaki ndonjëherë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 22:32
Adri Nurellari

Adri Nurellari ka thënë se kjo që ka bërë Albin Kurti me ndërhyrjen në zgjedhjet në Shqipëri nuk ka bërë vaki ndonjëherë, dhe se në vend që ministrat të rrijnë këtu dhe të merren me pandemi, vjen për të bërë fushatë në Shqipëri.

“Është qesharake në vend që ministrat të rrijnë këtu dhe të merren me pandemi, vjen për të bërë fushatë në Shqipëri. Që nga momenti që duhet të vijnë ministrat me makina zyrtare në Shqipëri për të bërë fushatë dihet që nuk kanë njerëz aty. Vetëvendosje nuk ka shanca të fitojë ndonjë mandat në Shqipëri”, tha Nurellari.

Tutje, Nunellari tha se një kryeministër të bëjë fushatë në një shtet tjetër, nuk ka bërë vaki ndonjëherë.

“Është e pa precedent që kryeministri i një shteti të shkojë dhe të bëjë fushatë në shtetin tjetër, për një parti filiale atje, nuk ka bërë vaki kjo”, shtoi ai.

Nurellari po ashtu akuzoi Kurtin se ka refuzuar vaksinat e Shqipërisë, ndërkohë ka pranuar testet e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat