Erisa Xhixho: Synojmë 11 mandate në Tiranë, 35 në rang kombëtar

Shqipëria

Erisa Xhixho: Synojmë 11 mandate në Tiranë, 35 në rang kombëtar

Më: 22 prill 2021 Në ora: 23:29
Erisa Xhixho

Erisa Xhixho, kandidate e LSI në Qarkun e Tiranës thotë se synimi më 25 prill është që të marrin 11 mandate në këtë qark dhe 35 në nivel kombëtar. Këtë pretendim ajo e mbështet tek afrimi i socialistëve të zhgënjyer.

“Synojmë 11 mandate në Tiranë, janë të gjitha mundësitë janë shumë socialistë të zhgënjyer që preferojnë LSI në votimin e 25 prillit. Në rang kombëtar presim rreth 35 mandate në të gjithë Shqipërinë. Besoj se është një qëllim i cili është plotësisht i realizueshëm”, tha znj. Xhixho.

Sipas saj sondazhet nuk tregojnë realitetin pasi kjo gjë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e tjera ku nga vitit 2005, LSI ka njohur vetëm rritje.

“Duke e njohur LSI nga 2004/2005 kemi pasur gjithmonë sondazhe që LSI po bie. Betejat e LSI kanë qenë në çdo zgjedhje. Sondazhet dhe analistët harrojnë se si funksionon LSI. Kur sulmohet konsolidohet edhe më fort. Nga 2005 kemi pasur vetëm rritej të elektorati dhe numrit të deputetëve të LSI në Parlament”, tha kandidatja e LSI.

Nga ana tjetër kandidatja e LSI foli për “presione dhe kërcënime ndaj qytetarëve kanë qenë të vazhdueshme” dhe shtoi se në “njësinë 1 dhe 2 ka rrugë elektorale që bëhen tani për të marrë vota që fyejnë inteligjencën e votuesve”.

Lidhur me një ftesë të mundshme nga PS për të qeverisur pas zgjedhjeve, znj. Xhixho e përjashtoi si mundësi pavarësisht cilido rezultat.

“Ne e kemi bërë shumë të qartë, për ne ka një koalicion të vetëm dhe ai është me PD. Rilindja dhe PS i kanë bërë goxha dëm vendin dhe sidomos  në këtë periudhë pandemie ku si parti e majtë duhet tu gjendej pranë shtresave të pastër doli se kjo forcë jo vetëm që nuk përfaqëson vlerat e së majtës”, tha ajo.

Znj. Xhixho foli edhe për largimin e disa figurave të LSI drejt PS, ku tha se janë figura që LSI u dha mundësinë që të kontribuojnë për vendin dhe minimalisht nuk duhet të kishin folur keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat