Fitorja e Bashës, do të pikëllojë jo vetëm Ramën, por dhe Vuçiqin

Shqipëria

Fitorja e Bashës, do të pikëllojë jo vetëm Ramën, por dhe Vuçiqin

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 23 prill 2021 Në ora: 00:19
Lulzim Basha

Çfarë mençurie do të ishte sikur militantët e simpatizantët e Partisë Socialiste këtë herë për kryeministë të kishin votuar Lulzim Bashë kurrsesi Edi Ramën! Një vërejtje e mirë do të ishte edhe për vetë PS-në dhe Edi Ramën.

E pse ta dëgjoni e votoni Ramën kur asnjë farë dobie s'keni jo vetëm ju si anëtarë e adhurues, por edhe vetë partia e PS-së. Vlera e votës suaj do jetë që Edi Eama t'ia shtojë dëshirat politike Aleksandar Vuçiqit e jo juve.

Haptazi shihet se Edi Rama për t'ia plotësuar Vuçiqit planin luan me qytetarët e Shqipërisë cjapin. Vota juaj s'ka të bënte as për interesat tuaja e as për interesat e partisë suaj të PS-së. Edhe nëse e doni Edi Ramën e votoni kundër tij, kurrgjë s'humb  as ai, as partia e tij e as ju votues të nderuar të PS-së, ama do humb Shqipëria e do fitojë Serbia. Vota për Bashën do jetë vetëm qortim i anëtarëve ndaj Edi Ramës.

T'ia bëni me dije kryetarit tuaj, Edi Ramës, se ka hyrë rrugëve të turbullta politike, se drejtimi politik i tij është kthyer drejt Vuçiqit e jo drejt kërkesave politike shqiptare.

Dy opsione kanë qytetarët e Shqipërisë ose të mbrojnë vendin e detin nga minishengeni i Vuçiqit, ose të mbrojnë Shqipërinë e vëllezërit kosovarë të Albin Kurtit, vota e Ramës ushqen Serbinë e Vuçiqit dhe Bernabiqit  vota e Bashës ushqen Kosovën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat