Malësorët e Malësisë Gjakovës as nuk shiten e as nuk blihen, nuk bëjnë pazar me dinjitetin dhe të ardhmen e tyre

Shqipëria

Malësorët e Malësisë Gjakovës as nuk shiten e as nuk blihen, nuk bëjnë pazar me dinjitetin dhe të ardhmen e tyre

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:04
Isuf Çelaj - Kandidat për Deputet i PD për Qarkun Kukës, Lulzim Basha

Të nderuar qytetarë të Tropojës, pjesë e administratës publike, mësues, mjek, infermierë, punonjës të policisë së rendit etj!

Gjatë këtij muaji të fushatës elektorale, por jo vetëm, kam marrë me qindra mesazhe dhe informacione mbi presionin e jashtëzakonshëm që po ushtohet ndaj jush dhe familjeve tuaja nga qeveria në ikje e Rilindjes dhe veglat e saj të dëshpëruara, në mënyrë që t’ju imponohet vota për partinë-shtet.

Ky presion kriminal që ata po ushtrojnë ndaj jush nuk është gjë tjetër veçse grahma e fundit e një regjimi, arma e tyre e fundit për të marrë peng vendin, të ardhmen tuaj dhe të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë edhe për 4 vite të tjera në shërbim të një sekti të vogël.

Ju siguroj që disponojmë të gjithë informacionin e nevojshëm për çdo person apo strukturë shtetërore që është e përfshirë në blerje votash, presion ndaj popullatës, intimidim të shtresave në nevojë duke i kërcënuar ata për heqjen e bukës së gojës dhe të gjithë, pa përjashtim, do të marrin denimin e merituar pas datës 25 prill.

Unë si biri juaj, jam i bindur se malësorët e Malësisë Gjakovës as nuk shiten e as nuk blihen dhe nuk bëjnë pazar me dinjitetin dhe të ardhmen e tyre!

Ashtu siç iu kam thënë, sy më sy, në çdo takim me ju, unë nuk pranoj KURRË të jem përfaqësuesi juaj në Parlamentin shqiptar me vota të blera apo të vjedhura, por vetem dhe vetëm nëse më votoni Ju, me votën tuaj të lirë.

Frika nuk ka vend në zemrën dhe shpirtin tuaj fisnik, prandaj ju bëj thirrje ta mposhtni atë dhe t’u drejtoheni masivisht kutive të votimit me datë 25 prill, për të ardhmen tuaj, të fëmijëve tuaj, për të ardhmen e Tropojës tonë të dashur, për të ardhmen e Shqipërisë tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat