Patronazhistët vs SMV(Struktura e Mbrojtjes së Votës)/ Artan Hoxha paralajmëron për të dielën

Shqipëria

Patronazhistët vs SMV(Struktura e Mbrojtjes së Votës)/ Artan Hoxha paralajmëron për të dielën

Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:55
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka postuar në rrjetet sociale bexhin e gazetarit që e pajis me statusin e vëzhguesit në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Ai thotë se sapo ka marrë biletën për derbin e të dielës, duke i bërë thirrje të gjithëve të marrin pjesë në zgjedhje.

Artan Hoxha kujton edhe thirrjen e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim si një mesazh “Vëllai i madh po u vëzhgon”.

“Mbani frymen njerez…. Edhe nje dite na ndan nga perballja “epike”… “Patronazhistet” vs SMV(Struktura e Mbrojtjes Votes)

Sapo e mora bileten për radhen e pare, në “derbin” e se dieles… Bashkekombas, shkoni masivisht dhe të qete në votime.  Mos u dorezoni para presioneve, kercenimeve, apo ofertave per blerje vote.

Vota juaj vendos te ardhmen e vendit… Dhe në fund, ashtu siç ka thene Ambasadorja Amerikane Juri Kim: “Vellai i madh po u vezhgon”…”, shkruan Artan Hoxha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat