Abilekaj: PD-LSI fitojnë zgjedhjet, Nazarko: Rezultat i ngushtë, përcaktuese PSD e Doshit

Shqipëria

Abilekaj: PD-LSI fitojnë zgjedhjet, Nazarko: Rezultat i ngushtë, përcaktuese PSD e Doshit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:22

Analistët Enton Abilekaj dhe Mentor Nazarko kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në emisionin “Top Talk”, Abilekaj tha se PD dhe LSI do t’i marrin fitoren PS, ndërsa Nazarko thotë se do të jetë rezultat i ngushtë, por përcaktues do të jetë PSD e drejtuar nga Tom Doshi.

Abilekaj: Mendoj që Tom Doshi ka një mandat personal në Shkodër, të cilin mund ta marrë dhe këtë radhë. Topalli me Patozin nuk besoj se janë parti për të marrë vota, ndërsa them që Nisma Thurje mund të tentojë të marrë 1 mandat në Tiranë, ashtu si Vetëvendosja. Unë besoj që zgjedhjet do kenë rezultat të qartë, kjo tendencë që parashikon IPSOS, është një tendencë që deri ditën e zgjedhjeve, do i japë mandatet ndryshimit, opozitës. Njerëzit për shkak të zemërimit do votojnë më shumë opozitën. Do jetë një qeveri PD-LSI dhe pastaj të tjerët janë diversione.

Nazarko: Mendoj që rezultati është i afërt dhe do të kenë ndikim partitë e vogla. Është shpresë dhe dëshirë që e reja të na nxjerrë jashtë modelit 30 vjeçar të pluralizmit. Është e vërtetë që LSI ka pësuar rënie se kërcënohet nga dy palët. PSD e Doshit është një realitet elektoral i konsoliduar dhe ka luajtur me komunitetet atje që janë të prirur të mos votojnë për të majtën dhe i ka ofruar një sigël që është më e besuar.

Kjo u duk në 2013, në 2017 dhe duket tërheqëse për ta. Dhe partitë e tjera janë interesante por ajo që duket në këtë sondazh është fakti që kjo parti e cila pretendon shumë mandate, edhe sikur të jetë e vërtetë gjysma e tyre, duhet të jetë faktor përcaktues në rezultatin përfundimtar, në krijimin e shumicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat