Video nga momenti i vrasjes në Elbasan, qytetarët duken të tmerruar kur kërcet arma

Shqipëria

Video nga momenti i vrasjes në Elbasan, qytetarët duken të tmerruar kur kërcet arma

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:34
Elbasan

Publikohet një video amataore e xhiruar nga qytetarët në momentin e përplasjes në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Video amatore është filmuar nga disa kalimtarë me makinë, të cilët duken të terrorizuar dhe mundohen t’i fshihen plumbave, teksa në sfond dëgjohen të shtenat me armë.

Konflikti në Elbasan nisi pasi mbështetësit e Partisë Demokratike apo “struktura e mbrojtjes së votës” siç i kanë quajtur disa media, ndaloi dhe tentoi të kontrollonte një makinë ku dyshonin se ishte një mbështetës i PS-së që merrej me blerje votash.

Kujdes pamjet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat