Zgjedhjet, reagon Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të SHBA, Kim: Miqtë e Shqipërisë në Uashington janë me ju ndërsa votoni

Shqipëria

Zgjedhjet, reagon Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të SHBA, Kim: Miqtë e Shqipërisë në Uashington janë me ju ndërsa votoni

Më: 23 prill 2021 Në ora: 19:22
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë thirrjen e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Washington ku i kërkohet autoriteteve shqiptare që t’i sigurojnë votuesve mundësinë për të votuar të lirë ditën e dielë. 

"Ne i nxisim autoritetet shqiptare të sigurojnë që votuesit janë në gjendje të hedhin votat e tyre të lirë nga mitmarrja, frikësimi dhe dhuna”

Ndërkohë vetë Kim, përmes një postimi në Twitter, siguron shqiptarët se SHBA është me ta teksa ata votojnë.

“Në një shfaqje të jashtëzakonshme të mbështetjes për demokracinë në Shqipëri, udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në SHBA, përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme, kanë lëshuar deklarata (një dje, një sot) në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit. Miqtë e Shqipërisë në Uashington janë me ju ndërsa votoni!”, shkruan në mesazhin e saj ambasadorja Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat