Rama braktiset nga vlonjatët, e mbush sheshin me të ardhur nga rrethet

Shqipëria

Rama braktiset nga vlonjatët, e mbush sheshin me të ardhur nga rrethet

Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:11
Vlorë

Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Vlorë.

Në mbyllje të mitingut, ashtu siç u raportua dhe pak më parë, janë një numër i madh automjetesh që dalin nga Vlora.

Mes tyre disa furgona e autobusë që po dalin nga qyteti, gjë që tregon se pjesa më e madhe e të pranishmëve janë të ardhur nga rrethet për të shtuar numrin e pjesëmarrësve në miting.

Kryeministri dhe Partia Socialiste u braktisën nga vlonjatët, teksa nga pamjet duket që të ardhurit për fushatë po kthehen nëpër qytetet e tyre pas mbylljes së mitingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat