Pas replikave mes Metës dhe Yuri Kim/ Kryeministri Rama: Vendi pa President!

Shqipëria

Pas replikave mes Metës dhe Yuri Kim/ Kryeministri Rama: Vendi pa President!

Më: 23 prill 2021 Në ora: 23:02
Edi Rama

Pas replikave në distancë midis Presidentit Ilir Meta dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, kryeministri Edi Rama thotë se vendi është pa President.

Kryeministri deklaron se kreu i shtetit është hedhur nga dritarja si agjitator i dhunës dhe tensionit.

Rama tha në “Open”, se Presidenti flet me një gjuhë të papranueshme për një vend që synon të anëtarësohet në BE.

“Komentin që bëj e bëj duke thënë që më  25 prill përveç të tjerave duhet votuar për dinjitetin e Shqipërisë që është bërë zhele nga një president zhele. Është e pakonceptueshme për një vend që javën e ardhshme pret stërvitjen e organizuar nga NATO, është kandidat për BE, të dëgjosh një të dehur totalisht që fatkeqësisht është presidenti i Shqipërisë.

Problemi nuk është farë sot por çfarë Shqipërie duan shqiptarët për të nesërmen. Një Shqipëri që të futet në një kurs përplasje me botën apo të çlirohet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe t’i japë PD një arsye të fortë për të reflektuar pas kaq vitesh në mohimin e realitetit. Kjo është zgjedhja.

Të komentosh një njeri që është komplet jashtë binarëve dhe është fatkeqësi e madhe. Shqipëria është pa President sot. Ai është hedhur nga dritarja si agjitator i dhunës dhe tensionit. Të arrihet të flitet si një kastravec, dhe t’i thuash ambasadores boll mbrojtje Edi Ramën. Fatmirësisht është 25 Prilli dhe shqiptarët vendosin se me çfarë fytyrash duan të përfaqësohen në botë dhe çfarë karakteri do të ketë ky vend. Jam I bindur që goditja ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës do të jetë një moment i rëndësishëm për të tejkaluar politikën e këtyre 30 viteve”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat