Kryemadhi me vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE: Ja 'zonat e nxehta' ku duhet monitorim i posaçëm të dielën

Shqipëria

Kryemadhi me vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE: Ja 'zonat e nxehta' ku duhet monitorim i posaçëm të dielën

Më: 23 prill 2021 Në ora: 23:40
Foto nga takimi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti sot në një takim delegacionin e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që do të jetë të dislokuar për monitorim të situatës në terren ditën e zgjedhjeve.

Kryemadhi, siç njofton LSI, i bëri me dije për situatën shumë të rënduar, të ndikuar nga sjellja e qeverisjes aktuale.

"Trego kujdes"/ Ambasada Britanike: Këto janë 6 veprat penale që cënojnë zgjedhjet

Kryetarja e LSI kërkoi monitorim të posaçëm për disa zona të nxehta në qytete të ndryshme të vendit, si Elbasani dhe Durrësi, duke përfshirë këtu bashkite e qarkut Tiranë, si Vora, Kavaja, Rrogozhina, Kamza dhe rrethinat e bashkisë Tiranë.

Kryemadhi ndau me ta bindjen për një fitore të thellë të opozitës në 25 Prill dhe i ka falenderuar përfaqesuesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE për pranine e tyre, duke i inkurajuar për të monituar rreptësisht çdo fenomen që cënon integritetin e këtyre zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat