A do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe a do qeverisë me Ramën? Përgjigjet Basha

Shqipëria

A do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe a do qeverisë me Ramën? Përgjigjet Basha

Më: 24 prill 2021 Në ora: 00:03
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet i bindur në fitore në zgjedhjet e së dielës.

Ai refuzoi të përgjigjej nëse do ta pranonte humbjen në zgjedhje, inë rast të një rezultati negativ.

A do ta pranosh rezultatin, cilido qoftë ai?

Basha: Rezultati i 25 Prillit do të vuloset me votën e shqiptarëve, ai është i dukshëm kudo dhe do të jetë fitorja e thellë e Partisë Demokratike.

Do ta pranosh apo jo?

Basha: Padiskutim që do ta pranoj, do ta pranoj fitoren e thellë si përgjegjësin më të madhe të jetës time.

Po humbjen jo?

Basha: Nuk mund të humbë Shqipëria më 25 Prill, do të humbë Edi Rama.

I bindur në fitoren e opozitës, Basha tha se ftesa e Kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje, është pranim i humbjes nga ana e tij.

“Shifrat do të jenë thellësisht fituese për aleancën tonë, këtë e di çdokush, e dinë ata që bëjnë sondazhe dhe i di siç janë pa u paguar për t’u ndryshuar, e dimë ne e dinë gjithë shqiptarët, e di edhe Edi Rama. Si ka mundësi një muaj e gjysmë sharje e fyerje s’la gjë pa thënë dhe në fund fare tha hajde të bëjnë qeveri bashkë. Çfarë do të thotë kjo? Që edhe ai e di që më 25 Prill… kjo është të pranosh humbjen, tani e dinë dhe socialistët”.

“Në mënyrën më absolute nuk ka dhe nuk ka për të pasur qeverisje me Edi Ramën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat