Eskalon situata para zgjedhjeve në Shqipëri: Rrihet brutalisht aktivistja e PD-së në Divjakë

Shqipëria

Eskalon situata para zgjedhjeve në Shqipëri: Rrihet brutalisht aktivistja e PD-së në Divjakë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 13:20
Elsa Bita

Elsa Bita, një qytetarë nga Divjaka ndodhet në urgjencën e spitalit Lushnjë dhe ka denoncuar se është dhunuar nga shefi i komisariatit Divjakë.

Sipas saj, Altin Shehu e ka dhunuar sepse po filmonte një takim elektoral ditën e sotme në Divjakë.

"S’po bëja asgjë. Thjesht po filmoja. Isha drejtëpërdrejtë dhe po bënim miting brenda në lokal. Njoftuan policinë. Erdhi shefi dhe më goditi vetë.

Më mori telefonin, më tërhiqte me forcë, më pas më shuku.."

Ndërkohë menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kandidati për deputet i opozitës në këtë zonë Saimir Korreshi i cili ka kërkuar ndërhyrjen e strukturave të shtetit dhe arrestimin e përgjigjësve të kësaj ngjarje të rëndë.

Image
Elsa Bita
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat