Meta: Nesër, provë zjarri!

Shqipëria

Meta: Nesër, provë zjarri!

Më: 24 prill 2021 Në ora: 13:47
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, ka bërë fajtore policinë e Elbasanit dhe strukturën e Posaçme Antikorrupsion për incidentin në Elbasan, ku mbeti i vrarë një qytetar ndërsa u plagosën 4 të tjerë.

Ai tha se pavarësisht denoncimeve me emra konkretë nga ana e Partisë Demokratike,  as SPAK e as policia nuk ndërmorën asnjë veprim.

Kreu i shtetit me gjuhë të ashpër kërkoi zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

Do bëjmë dhe hetim për hetimet. Kush i ka zvarritur, pse. Duhet ta dinë të gjithë çunat problematikë se përfundojnë në burg. Mjerë kush punon për krimin zgjedhor. Kjo histori ka mbaruar.Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk preket. Për 48 orë vendoset rendi luftohet korrupsioni në nivelet e arta dhe të gjithë cunat problematikë shkojnë atje ku e kanë vendin. 

Leter Bashes e Kryemadhit

Ilir Meta ditën e heshtjes zgjedhore i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetares se LSI-së Monika Kryemadhi, ku kërkon angazhim maksimalisht dhe koordinohen për të ndaluar dhe neutralizuar me çdo kusht përpjekjet për të prishur procesin zgjedhor me anë të provokimit të tensioneve artificial.

"Zgjedhjet daneze të mos presin as ata port ë koordinohen për të mbrojtur procesin zgjedhor për të shmangur çdo provokim dhe të ruajnë votat e çdo kandidati. Përgjegjësia për çdo ngjarje që ndodh bie mbi prokurorinë, policinë, mbi komisionerët, numëruesit. Ti thërrasin mendjes. Nuk ka shaka, kjo është provë zjarri!" 


Në daljen e jashtëzakonshme për medita kreu i shtetit kishte dhe një koment për përplasjen e tij me me ambasadoren Amerikane Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat