Pranvera shton alergjitë/ Apeli i mjekëve: Mos neglizhoni sëmundjen

Shqipëria

Pranvera shton alergjitë/ Apeli i mjekëve: Mos neglizhoni sëmundjen

Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:19
Mjeku alergolog, Mehmet Hoxha

Me ardhjen e pranverës duket se edhe alergjitë stinore prekin të parët ata që janë kronikë. Mjeku alergolog, Mehmet Hoxha tregon simptomat kur një pacient mund të jetë prekur nga alergjia, ndërsa pohon se ka rritje të numrit të atyre që kërkojnë trajtim spitalor.

“Sëmundjet alergjike janë sëmundje kronike; ka një grup simptomash si  përgjigje jonormale të sistemit tonë mbrojtës imunituar. Tek sytë, kem lotim dhe kruarje. Në sistemin e frymëmarrjes kemi vështirësi të theksuar në frymëmarrje, fishkëllim në gjoks, kollë e shtrëngim në gjoks. Te sistemi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes kemi rrufë, të tështitura, të kruara hundësh, rrjedhje.”

Sipas mjekëve, alergjitë janë sëmundje të shpeshta, por trajtimi i tyre nuk duhet neglizhuar.

“Së pari është eliminimi i shkaktarit, që jo gjithmonë është i mundur.  Së dyti, përdorimi i ilaçevë të ndryshme.  Së treti, vakisnimi. Do ta rekomandoja fort vaksinimin si mjet për ta parandaluar kronicizimin e sëmundjes.”

Për të gjithë ata që vuajnë nga alergjitë i rëndësishëm mbetet diagnostikimi i saktë dhe në kohë si dhe ndjekja afatgjatë e sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat