Gjykata rrëzon kërkesën e LSI, kundërshtoi vendimin për karantinimin e emigrantëve që vijnë nga Greqia

Shqipëria

Gjykata rrëzon kërkesën e LSI, kundërshtoi vendimin për karantinimin e emigrantëve që vijnë nga Greqia

Më: 24 prill 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve të pandemisë për karantinimin e detyrueshëm të shtetasve që shqiptarë që do të vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut është konsideruar nga opozita si pengim i emigrantëve për të votuar.

Për këtë arsye LSI i ishte drejtuar Gjykatës Administrative për ta rrëzuar këtë vendim. Por Gjykata Administrative e Apelit e rrëzoi këtë kërkesë të LSI-së. Një ditë më parë ishte gjykata e shkallës së parë që shpalli moskompetencë për këtë çështje, duke e lënë në fuqi vendimin e Komitetit të Ekspertëve.

Ndërsa sot në shqyrtim e mori çështjen Gjykata e Apelit, e cila la në fuqi vendimin që çdo shtetas që hyn nga territori i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut do të duhet të karantinohet për një periudhë dyjavore në Shqipëri.

Këtë vendim e kritikoi edhe Avokati i Popullit, duke e cilësuar si dekurajues për pjesëmarrjen e emigranteve shqiptarë në Greqi në votimet e të dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat