Pak orë nga 25 prilli, Meta paralajmëron: Pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm krimet zgjedhore, por në veçanti mos-hetimi i tyre

Shqipëria

Pak orë nga 25 prilli, Meta paralajmëron: Pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm krimet zgjedhore, por në veçanti mos-hetimi i tyre

Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:05
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa dhe pak orë e ndajnë vendin nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka dhënë një paralajmërin.

Meta thotë se pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm gjithë krimet zgjedhore, por edhe moshetimi i krimeve zgjedhore e policore.

Ai thotë se nuk ka asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të tjera.

STATUSI NGA ILIR META

Pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve. Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të reja.

Nesër do të jetë Festa e Demokracisë! ??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat