Erion Braçe denoncon: Kryetarja e PS në fshatin Shën e Premte dhe familja e saj është terrorizuar

Shqipëria

Erion Braçe denoncon: Kryetarja e PS në fshatin Shën e Premte dhe familja e saj është terrorizuar

Më: 25 prill 2021 Në ora: 08:04
Erion Braçe

Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka deklaruar se kryetarja e PS në fshatin Shen e Premte, është terrorizuar nga anëtarë të Partisë Demokratike.

Braçe thekson se ajo është kërcënuar pasi është drejtuese e PS, ndërsa shton se do të shkojë në zonë e do të bëjë kallëzim penal.

Erion Braçe i bën thirrje qytetarëve që të votojnë, e të mos i japin mundësi kriminelëve të kthehen në Parlament.

“Një tufë kriminelesh si Enkeleid Alibeaj dhe Saimir Koreshit kanë terrorizuar të gjithë zonën, kanë terrorizuar familjen e një gruaje që është kryetare e fshatit Shen e Premte. Do të shkoj atje, do të bëj kallëzim penal. E kanë kërcënuar se është drejtuese e PS aty. Shqiptarët të votojnë, mos t’i japin mundësi kriminelëve të kthehen në Parlament”, u shpreh Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat