Emigrantja vjen nga Austria për të votuar në Durrës: Kërkoj ndihmë, më thanë që mund ta merrja sot kartën e ID, por janë mbyllur

Shqipëria

Emigrantja vjen nga Austria për të votuar në Durrës: Kërkoj ndihmë, më thanë që mund ta merrja sot kartën e ID, por janë mbyllur

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Një emigrante shumë e dëshpëruar dhe e indinjuar ka kërkuar sot në Durrës të drejtën e saj për të votuar.

Emigrantja që kishte ardhur enkas nga Austria për të votuar, tha për gazetaren Klodjana Haxhiaj se kishte aplikuar 4 javë më parë për kartën e Identitetit, por kur ka shkuar sot për ta tërhequr i kanë thënë që zyrat janë mbyllur.

“U drejtova tek ju për të kërkuar ndihmë. E kam pak të vështirë, nuk kam as internet. Jam informuar dhe më thanë që ditën e zgjedhjeve zyrat e Aleat janë të hapura, por sot janë mbyllur.

Një qytetare më tha që qendrat kanë qenë të hapura dje, por jo sot. Jam juriste vetë, isha informuar mirë dhe më thanë që do të jenë të hapura dhe sot, por me sa duket jo”, tha qytetarja e cila priste për të votuar në rajonin numër 1 në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat