Pezullohet procesi i votimit në qendrën e votimit në Librazhd

Shqipëria

Pezullohet procesi i votimit në qendrën e votimit në Librazhd

Më: 25 prill 2021 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Ndërpritet procesi i votimit në Librazhd.

Burimet bëjnë me dije se në qendrën e votimit, KZAZ 52, prej disa minutash janë ndërprerë dritat.

Si pasojë edhe procesi i votimit është dnërprerë, pasi nuk punojnë pajisjet elektonike të identifikimit.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat