Ky është i riu që hyri me makinë në shesh, terrorizoi qytetarët në mes të ditës

Shqipëria

Ky është i riu që hyri me makinë në shesh, terrorizoi qytetarët në mes të ditës

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:03
Nertil Qazimi

Një person është futur me makinë mespërmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve duke bërë manovra të rrezikshme.

Drejtuesi i automjetit është neutralizuar menjëherë nga qyetarë të pranishëm, të cilët kanë përjetuar momente paniku për shkak të rrezikut të madh që iu kanos.

Nertil Qazimi është qytetari i cili u fut me makinë në sheshin ‘Skënderbej’ duke terrorizuar qytetarët.

Në momentin që është prangosur nga policia ai ka bërë të ditur se nuk e dinte se çfarë po ndodhte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat