Balla: Në Elbasan rezultati më i lartë historik për PS-në në 30 vite, marrim 9 mandate

Shqipëria

Balla: Në Elbasan rezultati më i lartë historik për PS-në në 30 vite, marrim 9 mandate

Më: 25 prill 2021 Në ora: 22:55
Taulant Balla

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, në një konferencë për media është shprehur se Ps ka marrë rezultatin më të lartë historik në 30 vitet e fundit.

Balla tha se ato do të marrin mbi 90 mijë vota, ndërkohë që ka shtuar se kanë të sigurt se fitojnë 9 mandate.

Balla: Jam i sigurt që në kutitë e votimit PS ka përtej 90 mijë votat që do të mundësonin 9 mandate këtu në Elbasan. Na duhet që procesi të eci normalisht, partitë nuk ka nevojë të jenë të grumbulluara për të dëmtuar procesin e numërimit. Përfaqësuesit duhet të jenë aty, mendoj që procesi i numërimit eci shpejt pa vonesa dhe pasi të kemi konfirmuar rezultatin të fillojmë procesin e numërimit për kandidatëve. Ajo që ka sjell në rritje ishte fakti që ne u dhamë mundësinë të votojnë edhe për kandidatët.

Dua të falënderoj edhe 14 kandidatët e tjerë të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer. Lista jonë ishte një listë shumë përfaqësuese dhe ishte një listë tërësisht bio, pa asnjë prurje jashtë Elbasanit. Dua ti them popullit të qarkut tonë shumë mirënjohje për këtë besim të madh që na keni dhënë. Rezultati që ne kemi në kutitë e votimit është rezultati më i mirë që ka marrë PS në 30 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat