Balla pas votimit: Në Elbasan rezultati më i lartë historik për PS-në në 30 vite, marrim 9 mandate

Shqipëria

Balla pas votimit: Në Elbasan rezultati më i lartë historik për PS-në në 30 vite, marrim 9 mandate

Më: 25 prill 2021 Në ora: 22:59
Taulant Balla

Drejtuesi i politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, tha se PS ka arritur rezultatin më të lartë historik të 30 viteve në këtë qark.

Në një dalje për mediat pas mbylljes zyrtare të votimit, Balla tha se ata do të marrin mbi 90 mijë vota, ndërkohë që ka shtuar se e kanë të sigurt se fitojnë 9 mandate.

Balla: Faleminderit të gjithë patronazhistëve tanë që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme duke i garantuar PS-së rezultatin më të lartë historik të marrë nga PS në 30 vite.

Në Kutitë e votimit PS ka përtej 90 mijë votave që do të na mundësonte të kishim të sigurt mandati n e 9 në Elbasan. Na duhet që procesi i numërimit të eci me qetësi. Partitë politike nuk kanë nevojë që të dëmtojnë procesin e numërimit.

Ndryshe nga çfarë deklaron Balla, exit poll i Rtv Ora dhe Antonio Notos i nxjerr PS dhe PD kokë më kokë në qarkun e Elbasanit, përcaktuese mbetet LSI e cila nëse arrin të marrë një mandat njëra nga dy partitë e mëdha do të dalë me një mandat më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat