Alibeaj nga Fieri: Fitorja është e qytetarëve, të garantojmë dalje të shpejtë të rezultatit

Shqipëria

Alibeaj nga Fieri: Fitorja është e qytetarëve, të garantojmë dalje të shpejtë të rezultatit

Më: 25 prill 2021 Në ora: 23:54
Enkelejd Alibeaj

Kandidati i PD në Fier, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar një dalje të shpejtë të rezultatit të zgjedhjeve të kësaj të dielë. Sipas Alibeajt fitorja është e qytetarëve dhe këtë e tregon qartë pjesëmarrja masive.

Sipas tij, procesi i numërimit dhe daljes së rezultatit duhet të jetë i shpejtë, korrekt e i ndershëm.

‘’Po ju them edhe njëherë, fitorja është e qytetarëve. Këtu në Fier është i fierakëve.
E keni ndjekur sot, pjesëmarrje masive të qytetarëve, që ndoshta është sinjali më i fortë i këtyre 30 viteve. Proces i ndershëm dhe i drejtë.
I duhet fitorja vendit, i duhet vendit, pas një periudhe kaq të gjatë, shqiptarëve i duhet fitorja.

Rezultati është i qytetarëve, e para dhe e fundit, duhet të garantojmë proces i ndershëm e korrekt, i shpejtë i daljes së rezultateve.’’- tha Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat