Ministrja e Shëndetësisë jep lajmin e mirë: Sot mbërrijnë 8190 doza të vaksinës Pfizer

Shqipëria

Ministrja e Shëndetësisë jep lajmin e mirë: Sot mbërrijnë 8190 doza të vaksinës Pfizer

Më: 26 prill 2021 Në ora: 13:10
Pamje nga vaksinimi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë sot një lajm të rëndësishëm përsa i përket procesit të vaksinimit. Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu shprehet se sot do ë mbërrijnë në vendin tonë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer.

“#VaksinimiNukNdalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve

Sot mbërrijnë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer, teksa janë 711,740 doza vaksine të mbërritura në vend

#ShqipëriaBuzëqesh?”, shkruan ministrja e Shëndetësisë në postimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat