PD: Në fund të numërimit shqiptarët do të shohin sa e madhe është fitorja jonë

Shqipëria

PD: Në fund të numërimit shqiptarët do të shohin sa e madhe është fitorja jonë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 14:18
Floriana Garo

Ka reaguar Partia Demokratike, lidhur me procesin e deritanishëm të numërimit të votave, që nxjerr fitues të zgjedhjeve Partinë Socialiste.

Në deklaratën e PD-së, përmes zëdhënëses së  fushatës, Floriana Garo, thuhet se “ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme”.

“Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

DEKLARATË E PLOTË E PD-SË

Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim.

Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme.

Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve.

Ne jemi absolutisht të sigurtë se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë.

Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat