PS-ja fiton një tjetër bashki në jug të vendit, ja sa vota kanë marrë PD-LSI

Shqipëria

PS-ja fiton një tjetër bashki në jug të vendit, ja sa vota kanë marrë PD-LSI

Më: 26 prill 2021 Në ora: 16:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Dropullit, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se nga 37 qendrat e votimit për këtë bashki rezultoi se PS-ja ka marrë 1531 vota, ndërsa PD 592.

Ndërkohë, forcë e dytë ka dalë LSI, duke marrë 599 vota, 7 më shumë se sa PD-ja.

Kujtojme se konsulli grek ishte sot ne nje qender numerimi ne Dropull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat