“Qyteti i nxehtë”, rezultati i fundit nga numërimi në Elbasan

Shqipëria

“Qyteti i nxehtë”, rezultati i fundit nga numërimi në Elbasan

Më: 26 prill 2021 Në ora: 17:59
Elbasan

Vijon numërimi në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Deri më tani janë numëruar 379 kuti nga 511 në total.

Ajo që vihet re është se dominon Partia Socialiste me 63773 vota ose 55.60%. Ndërsa në vendin e dytë është Partia Demokratike me 41748 vota ose 36.40%, e cila ndiqet nga LSI me 5608 vota ose 4.89%.

Kujtojmë që disa ditë para zgjedhjeve, në qytetin e Elbasanit ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale, ku mbeti i vrarë aktivisti i PS-së për Elbasanin, Pjerin Xhuvani. Gjithashtu në këtë përplasje mbeti i plagosur efektivja e policisë Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.

Përplasja me armë ndodhi, pas dyshimeve se një makinë e shtabit të PS-së ishte kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat