​PS kryeson në 9 qarqe, mbyllet numërimi në disa bashki

Shqipëria

​PS kryeson në 9 qarqe, mbyllet numërimi në disa bashki

Më: 26 prill 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë Shqipërinë.

Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionarëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 396.822 vota, e pasuar nga PD-AN me 317.366 vota. LSI deri më tani ka marrë 56.214 vota, kurse PSD 17.290. Nisma Thurje deri më tani ka 5.054 vota. PS ka siguruar 76 mandate deri tani, pasohet nga PD me 57, LSI 5 dhe PSD 2.

Deri më tani PS kryeson në 9 qarqe, madje ka arritur të jetë e para edhe në Dibër, qark me përfaqësues kryesisht demokratë. Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 2811.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat, sot tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve, ndërsa në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të jep dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat