Ndërpritet puna në Kamëz, numërimi nis nesër në mëngjes

Shqipëria

Ndërpritet puna në Kamëz, numërimi nis nesër në mëngjes

Më: 26 prill 2021 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Pasditen e sotme është ndërprerë numërimi në KZAZ nr. 27 në Kamëz dhe mesa duket puna nuk do të rinisë më për sot!

Numëruesit pritet të kthehen ditën e nesërme në orën 08:00 të mëngjesit. Të gjithë janë larguar prej më shumë se një ore dhe nuk ka të tjerë që të mund ti zëvendësojë.

NË KZAZ nr. 27 ndodhen vetëm efektivët e policisë, të cilët ruajnë kutitë e votimit.

Shkak i ndërprerjes së punës është bërë lodhja e numëruesve të fletëve të votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat