A po shkon Rama drejt një mandati të tretë? Si përgjigjet Blendi Fevziu

Shqipëria

A po shkon Rama drejt një mandati të tretë? Si përgjigjet Blendi Fevziu

Më: 26 prill 2021 Në ora: 21:28
Blendi Fevziu

Sipas Blendi Fevziut, duke patur parasysh rezultatet paraprake, Edi Rama po shkon drejt një mandati të tretë me shumë mundësi. Megjithatë kjo sipas gazetarit duhet parë në vazhdim.

Deklaratën drejtuesi i emisionit “Opinion” e bëri gjatë një interviste në Klan News përballë Mirela Milorit.

Mirela Milori: Rama po shkon drejt një mandati të tre?

Blendi Fevziu: Me shumë gjasa po, por duhet parë.

Mirela Milori: Ai deklaroi se nëse nuk kam një 71-sh unë iki?

Blendi Fevziu: Po me 70 vota e poshtë unë largohem

Mirela Milori: Mendon që ka më shumë se 72?

Blendi Fevziu: Nuk e di. Mos ma kërko mua. Jemi në një situatë ku votat janë kryesisht në kuti. Exit pollet ishin kryesisht një dështim. Jemi në të njëjtën situatë, dhe nuk mund të projektoj mandatet. Kjo do jetë një gjë që do të merret vesh nesër. Tani votat po numërohen. Projeksionet vlenin gjatë fushatës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat