Pas sherrit te shkolla ‘1 Maji’, Celibashi merr vendimin për vëzhguesit

Shqipëria

Pas sherrit te shkolla ‘1 Maji’, Celibashi merr vendimin për vëzhguesit

Më: 27 prill 2021 Në ora: 00:26
Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se do të ndryshojnë të gjithë personat e akredituar për vëzhguesit në KZAN-në tek shkolla “1 Maji”.

Ky vendim vjen pas sherrit të dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e sotme.

“Procesi deri para incidentit ka shkuar mirë. Ka pasur bashkëpunim të mirë. Incidenti që ka ndodhur natyrshëm e ka acaruar situatën dhe nuk ka krijuar kusht pune të mirë. Tani për ta risjellë këtë situatë në pozitat e ligjit kemi vendosur që të shfuqizojmë të gjitha akreditimet e vëzhguesve të dhënë deri më sot.

Kemi dhënë akreditime për vëzhgues të tjerë. Kemi dhënë akreditimet e reja për vëzhgues të rinj. Nga një për  secilin subjekt zgjedhor. Në këtë sallë do të jenë vëzhguesit e subjekteve zgjedhore 13 të tillë, deri në 7 të organizatave konfirmimin e t cilave do ta bëjë KQZ.

Numërimi do të vazhdojë por do të dalin të gjithë akredituesit, do të përfundojë procesi i votimit të kutive tani. Kemi autorizuar pushim katër orësh për KZAZ-në. Ishin të gjithë në nevojën për ta pasur këtë pushim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat