Balla flet për mandatin e 9 në Qarkun e Elbasanit: Na rezulton që i kemi kaluar votat e nevojshme

Shqipëria

Balla flet për mandatin e 9 në Qarkun e Elbasanit: Na rezulton që i kemi kaluar votat e nevojshme

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:04
Taulant Balla

Mëngjesin e të martës, numërimi në qarkun e Elbasanit ka përfunduar dhe Partia Socialiste ka humbur mandatin e nëntë vetëm për disa dhjetëra vota, ndërsa PD ka marrë 6 mandate.

Në fund të këtij procesi LSI nuk siguruar asnjë mandat.

Raportohet se Qarku i Elbasanit duket se do të shkojë drejt rinumërimit në KQZ, ndërsa Drejtuesi Politik i PS, Taulant Balla, tha se sipas kalkulimeve të tyre, PS e ka siguruar edhe mandatin e 9.

“Na rezulton që e kemi kaluar votat e nevojshme për mandati e 9, kemi diferencë ne 28 mijë vota me PD që na siguron edhe mandatin e 9, por fleta e votimit është e komplikuar”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat