Përfundon numërimi te “Shkolla e Kuqe”, Basha fiton te zona ku votoi edhe vetë, ja rezultati

Shqipëria

Përfundon numërimi te “Shkolla e Kuqe”, Basha fiton te zona ku votoi edhe vetë, ja rezultati

Më: 27 prill 2021 Në ora: 20:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfundon numërimi te “Shkolla e Kuqe”.

Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive në KZAZ-në 38 të Tiranës, përkatësisht te “Shkolla e Kuqe”.

Fituese në këtë KZAZ ka dalë Partia Demokratike me 7886 vota, teksa kjo është pikërisht zona ku ka votuar dhe vetë kryedmeokrati Lulzim Basha.

Ndërkohë, e dyta në radhë është PS me 7556 vota. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, PS ka një rritje me 400 vota, ndërkohë që PD ka fituar me 330 vota më shumë se socialistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat