Pas partisë tashmë gara është mes kandidatëve, numërimi rifillon numërimi në orën 9:00

Shqipëria

Pas partisë tashmë gara është mes kandidatëve, numërimi rifillon numërimi në orën 9:00

Më: 28 prill 2021 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Pas mbylljes së numërimit të votave për subjektet politike në shumë bashki të vendin që ditën e djeshme ka filluar numërimi i votave për kandidatët.

Në disa Qarqe madje numërimi ka ecur me ritme shumë të mira, ndërkohë që është ndërprerë mbrëmjen e djeshme në orën 24:00 për tu rifilluar sot në orën 9:00.

Këto janë zgjedhjet e para, ku votuesi ka pasur mundësi për të votuar edhe për kandidatin, jo vetëm për partinë. Me anë të këtij ndryshimi, është bërë i mundur që lista e kandidatëve të renditura nga kryetari i partisë, të ndryshojë në varësi të votave të marra.

Ndërkohë deri më tani nga kutitë e numëruara në Shkodër rezulto se kandidati më i votuar për PS-në është Benet Beci në Vlorë kryesocialisti Rama ka grupuar 10660 vota.

Ndërsa në Tiranë kandidati demokrat më i preferuar është kreu i FRPD-së Belind Këlliçi me 883 vota, i ndjekur nga Lulzim Basha 279 vota, më pas vjen Agron Shehaj me 193 vota, Orjela Nebijaj 155, Sali Berisha ka vetëm 98 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat