Një kuti në Lezhë mban peng rezultatin përfundimtar, ja arsyeja

Shqipëria

Një kuti në Lezhë mban peng rezultatin përfundimtar, ja arsyeja

Më: 28 prill 2021 Në ora: 08:54
Lezhë

Një kuti mban ende të hapur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit.

Bëhet fjalë për një kuti votimi në qarkun e Lezhës.

BW raporton se numërimi për të 249 kutitë që ka gjithsej ky qark ka përfunduar, por se rezultati i kutisë së fundit që i përket njësisë administrative të Kallmetit ka kontestime nga ana e demokratëve për parregullsi.

Me sa duket në Kallmet PD ka dalë forcë e tretë. PS ka siguruar 160 vota, LSI 97 dhe PD 84.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat